Si funksionon Brenda aplikacionit Veçoritë Pikët Shkarko
Parashiko · Luaj · Fito

Kush e njeh më mirë futbollin?

Aplikacioni i parashikimeve për Superligën e Kosovës. Krijo grupe, parashiko rezultatet dhe shih kush kryeson tabelën.

Së shpejti nëApp Store Së shpejti nëGoogle Play
Falas për të filluar · Pa para reale · Pa bast
Goli — ndeshjet me parashikimet
Lëviz poshtë
Superliga e Kosovës
Shqip & Deutsch
Grupe private me kod
Renditje live
Si funksionon

Katër hapa deri te renditja

Pa komplikime. Krijo grupin, parashiko, mblidh pikë dhe ngjitu lart.

01

Krijo ose bashkohu

Hap një grup dhe fto shoqninë me një kod 6-shifror — ose bashkohu te grupi i tyre.

02

Parashiko rezultatin

Para çdo ndeshjeje vendos golat për vendasin dhe mysafirët. Parashikimet mbyllen me nisjen e lojes.

03

Mblidh pikë

Sa më i saktë tipi, aq më shumë pikë: ekzakt 4, diferencë 3, fitues 2.

04

Ngjitu në renditje

Krahasohu me grupin, me qytetin dhe me gjithë Kosovën — renditje live për të gjithë.

Brenda aplikacionit

Gjithçka në një pamje

Të errët, të pastër, kart-bazuar. I ndërtuar për tifozët e Superligës — pa zhurmë, pa reklama.

Renditja gjithmonë e dukshme

Kryesoje grupin tënd dhe shih medaljet ar, argjend dhe bronz në kohë reale.

Parashikim me një prekje

Karta e pastër për çdo ndeshje të xhiros — vendos golat shpejt, para fillimit të ndeshjes.

Statistika që tregojnë formën

Saktësia, seritë dhe mesatarja e pikëve — renditje në grup dhe renditje qyteti/shteti.

Goli — kryefaqja
Renditja
Renditja e grupit
Parashikim
Parashikim ndeshjeje
Veçoritë

Gjithçka për garën me shoqni

Nga grupet private te parashikimet sezonale — Goli e mban të gjithë tabelën në një vend.

Grupe private

Kod ftese, vetëm për shoqninë tënde. Asnjë i panjohur s'hyn pa ftesë.

Renditje shumëfishe

Renditje për grup, qytet dhe shtet. Shih ku qëndron mes të gjithëve.

Dy mënyra pikësh

Standard ose Goli — ku barazimet dhe fitoret e jashtme japin më shumë pikë.

Njoftime

Kujtesë 2 orë para ndeshjes dhe njoftim sapo vjen rezultati.

Parashikime sezonale

Tipo kampionin dhe golashënuesin e sezonit për pikë bonus.

Privatësi & siguri

Face ID si bllokim, plus moderim i emrave të grupeve dhe përdoruesve.

Pikët

Si numërohen pikët

Çdo grup zgjedh vetë mënyrën. Sa më i vështirë parashikimi, aq më i madh shpërblimi.

Standard

Klasik

I drejtpërdrejtë — shpërblen saktësinë.

RezultatiPikë
Rezultat ekzakt4
Diferencë e saktë e golave3
Fitues i saktë (1 · X · 2)2
Gabim0
Mënyra Goli

Modified 9

Barazimet dhe fitoret e jashtme — më të vështira, më shumë pikë.

TipiEkzaktDif.Fitues
Fitore vendase432
Barazim64
Fitore e jashtme654
Kush jemi ne

Të bërë nga tifozët, për tifozët

Goli lindi nga dashuria për futbollin e Kosovës — nga ato biseda të pafundme se kush e parashikon më mirë rezultatin e Dritës apo Ballkanit. Donim një vend ku kjo garë mes shoqnisë të jetonte gjatë gjithë sezonit, jo vetëm para televizionit.

Prandaj e ndërtuam Goli: thjeshtë, pa reklama dhe pa para reale — vetëm ti, shoqnia jote dhe Superliga. Sepse më e bukura nuk është të kesh të drejtë, por të mund t'ua tregosh të tjerëve.

Goli

Gati për të parashikuar?

Gol për çdo parashikim të saktë.

Fto shoqninë, zgjidh ndeshjet dhe trego se kush e njeh më mirë futbollin e Kosovës.

Së shpejti nëApp Store Së shpejti nëGoogle Play